Flash News

KRYESORE

Rama masa drastike për këmbësorët: Ndalohet ecja me persona të tjerë në krah, dy orare për të lëvizur

Rama masa drastike për këmbësorët: Ndalohet ecja me persona

Kryeministri Edi Rama ka njoftuar një tjetër kufizim sa i përket lëvizjes së këmbësorëve në rrugë.

Përmes një postimi në Facebook, Rama njofton se qytetarët do të lejohet të dalin vetëm në dy orare gjatë paradites dhe pasdites.

Përvec kësaj nuk do lejohet ecja në rrugë përkrah një personi tjetër.

Fashat e orareve të lejuara:

06:00- 10:00 të paradites dhe 16:00- 18 të pasdites, në të kundërt gjobë 10 mijë lekë.

Për këmbësorët masa e parë që vendosi Rama ishte që pas orës 18:00 mos lejohej qarkullimi në këmbë por tashmë kjo masë është përshkallëzuar duke e kufizuar akoma më shumë daljen.

Reagimi i Ramës

MESA DUKET NUK PO KUPTOHEMI SIÇ DUHET ME DISA QË S’DUAN TA MARRIN VESH SE NUK ËSHTË KOHË SHËTITJESH

🔴 NGA NESËR DALJA E KËMBËSORËVE DO TË KUFIZOHET VETËM NË FASHAT ORARE 06.00 - 10.00 dhe 16.00 - 18.00

🔴 NGA NESËR DO TË NDALOHET DALJA NË KËMBË RRUGËVE ME PERSONA TË TJERË NË KRAH!

🔴 SHKELJA E KËTYRE RREGULLAVE DO TË NDËSHKOHET ME GJOBË 10.000 Lekë PËR ÇDO PERSON DHE SHKELËSIT NUK DO TË MARRIN ASNJË NDIHME SHTETËRORE NGA PAKETA FINANCIARE E SOLIDARITETIT NË KUSHTET E KËSAJ LUFTE!

🔴 BOLL! NJË PAKICË E VOGËL FARE INDIVIDËSH TË PAPËRGJEGJSHËM NUK MUND TË SABOTOJNË SAKRIFICËN E NJË POPULLI TË TËRË, DUKE RREZIKUAR JETËN E TYRE DHE TË NJERËZVE TË TJERË!

🔴 NDJESË 1000 HERË🙏 PO KJO ËSHTË LUFTË DHE S’KA ASNJË RRUGË TJETËR!

🔴 FRIKË ASPAK, KUJDES PO! ME HIR OSE ME PAHIR! DIELLI ATY DO JETË PRAPË, NDËRSA JETËT E HUMBURA NUK KTHEHEN MË!

Të fundit