Flash News

KRYESORE

Negociatat, Rama: Procesi mund të ridimensionohet, rrezikon dhe Serbia me Malin e Zi

Negociatat, Rama: Procesi mund të ridimensionohet, rrezikon dhe Serbia me

Kryeministri Edi Rama ka folur për televizionin A2 pas takimit me Presidentin e Këshillit Europian Donald Tusk në Bruksel.

I pyetur nëse i druhet ndarjes të Shqipërisë nga Maqedonia, Rama thotë se ideja e ndarjes është valëvitur nga ata që nuk kuptojnë gjë. Po ashtu kryeministri shtoi se procesi mund të ridimensionohet, pasi rrezikon dhe Serbia me Malin e Zi.

“Së pari kjo idea e ndarjes është valëvitur nga ata që nuk kuptojnë asgjë nga vendi ynë dhe mundohen të kapen pas çdo fije bari si i mbyturi. Unë mendoj se nuk jemi në këto kushte. Ne jemi në kushtet që shkojnë përtej një vendi apo dy vendeve. Ka diskutim që edhe Serbia dhe Mali i Zi të përfshihen në një proces të ri. Pra, të ketë një frenim, një ridemsionim të procesit. Është një lojë shumë më e madhe nga ajo që na përfshin ne si Shqipëri. Unë mbetem realist, pasi nuk jam as optimist dhe as pesimist. Në datën 19 dielli do të lindë përsëri dhe ne do të vazhdojmë përpjekjen në të mirën tonë. Këto përpjekje nuk i bëjmë as për Gjermaninë as për ndonjë vend tjetër, por për shtetin tonë.”-tha Rama.

Një ditë para vendimit, Rama takon presidentin e KE: Një nga zërat më të fortë në frontin e PO-së për Shqipërinë

Të fundit