Flash News

KRYESORE

Rama poston dy foto të tjera nga Nju Jorku: Takova Reeker dhe Palmer

Kryeministri Edi Rama është takuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës me Ndihmës Sekretarin e Shtetit, Philip Reeker, dhe të Dërguarin Special të SHBA për Ballkanin Perëndimor, Matheë Palmer.

Sipas kyeministrit, ata i konfirmuan mbështetjen e palëkundur për Shqipërinë dhe rrugën e saj europiane.

“Dy miq të kahershëm të Shqipërisë e të shqiptarëve, njohës të sprovuar të çështjeve ballkanike dhe mbështetës të palëkundur të reformave demokratizuese në Shqipëri, e të rrugëtimit të vendit tonë drejt anëtarësimit nē Bashkimin Europian”, shkroi Kryeministri në një postim në Facebook.

Kryeministri ndodhet në Nju Jork me rastin e zhvillimit të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së. Dje, ai realizoi edhe një foto me presidentin Donald Trump dhe zonjën e parë, Melanie.

Të fundit