Flash News

KRYESORE

Rama i shkon në qytet, reagon Voltana Ademi: Suksese kryeministër; këto janë projektet që presin financimin tuaj

Rama i shkon në qytet, reagon Voltana Ademi: Suksese kryeministër;

Kryeministri Edi Rama është duke zhvilluar sot në Velipojë takimin e radhës me ministrat e rinj të kabinetit të dytë. Për mbledhjen ka reaguar edhe kryebashkiakja e Shkodrës, Voltana Ademi, e cila i uron Ramës ‘suksese në ushtrimin e mandatit në funksion e shërbim të qytetarëve’.

Më tej, kryebashkiakja i ka renditur kryeministrit tetë projekte që presin financimin e qeverisë së tij, për të ndihmuar në zhvillimin e kësaj bashkie dhe rritjen e të ardhurave për banorët.

Reagimi i Voltana Ademit:

Bashkia Shkodër dhe Kryetarja Znj. Voltana Ademi përshëndesin organizimin e mbledhjes së radhës së qeverisë së re shqiptare në territorin e Bashkisë Shkodër: suksese në ushtrimin e mandatit tuaj në funksion e shërbim të qytetarëve!

Me këtë rast, dëshirojmë të sjellim në vëmendjen dhe prioritetet e kësaj qeverie disa nga projektet më madhore të Planit të Përgjithshëm Vendor (PPV), hartuar më pjesëmarrjen e gjerë të komunitetit të Shkodrës.

  • Rivitalizimi i Hyrjes së Shkodrës (perimetri Bërdicë-Shkodër)
  • Përmirësimi mobiliteti dhe aksesit ndërkufitar (Aksi Rrugor Shirokë- Zogaj përfshi pikën doganore);
  • Mbyllja e unazës dhe zhvillimi i turizimit të integruar malor (Kompletimi i Unazës Shkodër-Shalë-Theth-Bogë-Koplik);
  • By-Pass Lindor i Qytetit Shkodër;
  • Muzeu i artit pamor "Lin Delija";
  • Rikualifikim i i ballinës Ujore buzë Liqenit të Shkodrës;
  • Urbanizimi i Plazhit të Velipojës dhe zonave informale Mark Lula, Kiras, Rrethina;
  • Qendra e Trajtimit të Ujërave të Zeza Shkodër.

Bashkia dhe Kryetarja Ademi urojnë vërtetë që qeveria e re ta ketë seriozisht dhe gjithnjë në prioritetet e saj, ashtu si në këtë mbledhje të parë, territorin e Bashkisë Shkodër.

Presim që ky takim i qeverisë të ushqejë një tryezë dialogu mes pushtetit vendor dhe qëndror për materializimin e projekteve të propozuara për Shkodrën, duke i garantuar nga ana tjetër, bashkëpunim dhe mirëkuptim të ndersjelltë.

Të fundit