Flash News
Si e toleroi Ceno Klosi kompaninë e inceneratorëve, negociatat e dyshimta për miliona euro
Flet Abazoviç: Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE
Pas arrestimit të Berberit, Rama emëron drejtorin e ri të Autoritetit Rrugor Shqiptar
Përfshihet në flakë një apartament te bulevardi ‘Zogu i Parë’ në Tiranë
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
Rama shpërfill ultimatumin e Bundestagut gjerman: Marrëveshja me Bashën s'është kusht për konferencën e parë ndërqeveritare
Kryeministri Rama ka reaguar pas ultimatumit të numrit dy të CDU/CSU, Johann Wadephul, i cili theksoi se nëse nuk votohej në Parlament marrëveshja e 5 qershorit, pa ndryshime do të bllokojë konferencën e parë ndërqeveritare dhe procesin e integrimit në BE.
Në një konferencë me gazetarët, Rama shprehet se marrëveshja me Bashën nuk është kusht për konferencën e parë ndërqeveritare, por thjesht një mjet për të realizuar Reformën Zgjedhore.
"Së pari, unë nuk dua që ta rrëzojmë atë marrëveshje edhe pse ajo marrëveshje nuk më pëlqen. Por unë dhe PS duhet të japim një shembull dhe ta pranojmë atë pavarësisht se nuk na pëlqen.
Nuk ka asgjëkund të shkruar që të bëjmë marrëveshje me Bashën për të marrë pjesë në konferencën e parë ndërqeveritare. S'është askund e shkruar. Shqipëria është shtet sovran, e cila me vullnetin e madh të popullit të saj troket për të hyrë në BE.
A është Reforma Zgjedhore një kusht kyç për të marrë pjesë në konferencën ndërqeveritare? Patjetër që por. Por, marrëveshja me Bashën është një mjet për të realizuar këtë reformë, nuk është kusht", ka thënë Rama.