Flash News

KRYESORE

Rama sulmon Agron Tufën: S’i besoj historisë së shkruar nga fitimtarët, për figura të caktuara e vërteta është komplekse

Rama sulmon Agron Tufën: S’i besoj historisë së shkruar nga

Kryeministri Edi Rama ka sulmuar drejtpërdrejtë sot në ditën e dëshmorëve Institutin e Krimeve dhe Pasojave të Komunizmit, e drejtuar nga Agron Tufa.

Gjatë një takimi me veteranët, Rama tha se nuk i beson historisë së shkruar nga fitimtarët dhe se objekt i këtij instituti nuk ka qenë përpara datës 29 nëntor 1944.

“Unë nuk i besoj historisë së shkruar nga fitimtarët, por domosdoshmërisë që ta kapërcejmë atë histori duke mos rënë në grackën e asnjë rehabilitimi të bashkëpunëtorëve të fashizmit dhe nazizmit dhe mos lejuar që në emër të studimeve të krimeve të komunizmit të cenohet një fije floku kujtdo që mori armët dhe luftoi armët për të luftuar fashistët e nazistët.

Qëndrimi është shumë i qartë, çfarë ndodhi dhe si në pikëpamjet të luftës për çlirim deri në 29 nëntor 1944 nuk mund të jetë objekt i një instituti që paguhet nga taksat e shqiptarëve. Çfarë erdhi pas ka qenë objekt i punës së atij instituti dhe i takon Kuvendit që të bëjë vlerësimet e nevojshme në raport me ligjin apo shkeljen e ligjit, apo dënimin e shkaktuar nga një i tillë institut.

Nuk e vlerësojmë si duhet luftën antifashiste, gjakun e dëshmorëve nëse i hyjmë në hak kujtdo që ka qenë në një pozicion ndryshëm dhe ka synuar çlirimin e vendit nga okupatorët e huaj. Vija është e qartë, kurrë s’do jemi si socialistë të mbyllim sytë para asnjë kolaboracionisti,por të vërtetat janë më komplekse kur vjen puna në figura të caktuar. Është mirë t’i ndajmë me sa mundemi”, u shpreh Rama.

Të fundit