Flash News

KRYESORE

Raporti i policisë italiane për drogën, gazetari Hoxha: Edhe vitin tjetër shifrat do jenë të larta

Raporti i policisë italiane për drogën, gazetari Hoxha: Edhe

Gazetari Artan Hoxha ka komentuar raportin e policisë italiane sa i takon sasisë së kanabisit të kapura gjatë 2017-ës në brigjet italiane dhe që ishte nisur nga Shqipëria. Hoxha tha se i gjithë prodhimi është i një viti më parë teksa paralajmëroi se edhe vitin e ardhshëm shifrat do të jenë të larta për shkak të prodhimit të lartë të kanabisit në vitin 2016.

“Autoritetet italiane për vitin 2017 kanë kapur 90 ton kanabis nga 40 ton kanabis që kishin kapur në 2016. Kjo do të thotë se i gjithë ky prodhim ishte prodhuar një vit më parë. Madje, i njëjti prodhim, i njëjti stok vazhdon. Edhe kur të dalin shifrat vitin tjetër, sasia e kanabisit do të jetë e konsiderueshme.

Do të ngelet e konsiderueshme sepse super-prodhimi i vitit 2016 i krijoi mundësi grupeve kriminale, sidomos atyre me aktivitet në vendet e Bashkimit Evropian të kishin një depozitë shumë të madhe në Shqipëri”, tha Hoxha për në një intervistë për ‘Ora News’.

Hoxha u shpreh se ky raport është për t'u analizuar dhe për të marrë masa konkrete të menjëhershme

 

Të fundit