Flash News

KRYESORE

Raporti i Policisë së Janinës: 1.2 ton kanabis u trafikua drejt Greqisë gjatë fushatës

Raporti i Policisë së Janinës: 1.2 ton kanabis u trafikua drejt

Edhe gjatë fushatës elektorale ka paur trafikim të lëndëve narkotike në shtetit fqinj, Greqinë. Sipas raportimeve të fundit, emërimi i ministrit teknik nuk e parandaloi dot trafikimin e kanabisit as në muajin e fushatës zgjedhore. Ndonëse u kufizua apo u pengua disi, ku pati edhe arrestime të ndryshme, përsëri trafikimi ka qenë i lartë. Gjatë muajit qershor drejt Greqisë u trafikuan rreth 1.2 ton kanabis sipas raporteve të policisë fqinje.

Kanabisi ka hyrë nga kufiri i gjelbër shqiptar përmes veriut të Greqisë. E gjithë lënda narkotike e kapur në muajin qershor kishte për destinacion tregun grek, kryesisht Athinën dhe ishujt duke qenë se është sezoni turistik. Në raportin e policisë së Janinës theksohet gjithashtu se 42 persona janë arrestuar për trafikun e drogës nga Shqipëria drejt Greqisë.

Të fundit