Flash News

KRYESORE

Reagon nënkryetari i grupit CDU/CSU: Prishja e Teatrit, nxitimi dhe dhuna më lanë shumë të zhgënjyer e të trishtuar

Reagon nënkryetari i grupit CDU/CSU: Prishja e Teatrit, nxitimi dhe dhuna
Edhe nënkryetari i grupit parlamentar CDU/CSU në Bundestag, Johann Wadephul, ka reaguar për shembjen e Teatrit Kombëtar. Përmes një postimi në profilin e tij në Twitter, Wadephul shkruan se është zhgënjyer nga shembja e gonës, nxitimi e dhuna. Johann Wadephul shpreh gjithë zhgënjimi n dhe shtorn pyetjen retorike: "A kishin të drejtë të gjithë kundërshtarët e mi në disa parlamente kombëtarë, kur ata refuzuan “po-në” e tyre për fillimin e negociatave?" Postimi i plotë: "Si një mbështetës i fortë i perspektivës së Shqipërisë Europiane, prishja e Teatrit Kombëtar, nxitimi dhe dhuna më lanë të zhgënjyer dhe të trishtuar. A kishin të drejtë të gjithë kundërshtarët e mi në disa parlamente kombëtarë, kur ata refuzuan “po-në” e tyre për fillimin e negociatave?" Postimin, Wadephul e shoqëron dhe me hashtagun: "demokraci" dhe "të drejtat e qytetarëve"

Të fundit