Flash News

KRYESORE

Reforma zgjedhore, Gjiknuri takon ambasadorin Soreca: Mesazh për vendet anëtare

Reforma zgjedhore, Gjiknuri takon ambasadorin Soreca: Mesazh për vendet

Bashkëkryetari i Komisionit të Reformës Zgjedhore, si përfaqësues i mazhorancës, Damian Gjiknuri, ka zhvilluar sot një takim me ambasadorin e BE në Tiranë, Luigi Soreca. Në qendër të bisedës mësohet se ka qenë ecuria e reformës.

Detajet e takimit i ka bërë të ditura vetë Gjiknuri, i cili përmes një postimi në rrjetin social “Facebook” thotë se një reformë zgjedhore e suksesshme do të ishte një mesazh shumë i mirë në drejtim të vendeve anëtare të BE-së në lidhje me negociatat.

“Me ambasadorin Luigi Soreca të cilin e informova për ecurinë e procesit të reformës zgjedhore. Bashkimi Evropian mbështet dhe inkurajon vazhdimin e dialogut mes aktorëve politik të përfshirë në këtë proces. Përmbyllja me sukses e reformës dhe adresimi i rekomandimeve të OSBE/ODIHR do të ishte një mesazh shumë i mirë për të gjitha vendet anëtare të BE, në prag të vendimmarrjes për çështjen e hapjes së negociatave me Shqipërinë”, shkruan Gjiknuri.

Të fundit