Flash News

KRYESORE

Refugjatët dhe turistët çojnë Fatmir Xhafajn në Muriqan: Policët të tregojnë performancë të lartë

Refugjatët dhe turistët çojnë Fatmir Xhafajn në

Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj, shoqëruar nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu dhe Zv/drejtoresha e Përgjithshme Aida Hajnaj, inspektuan sot paradite Piken e Kalimit të Kontrollit Kufitar në Muriqan për të parë nga afër zbatimin e masave lehtësuese në kuadër të sezonit turistik veror.

Ministri Xhafaj është pritur nga stafi i të dy pikave kufitare, shqiptare dhe ajo e Malit të Zi, çka tregon për një bashkëpunim dhe koordimin mjaft të mirë mes dy policive.

Ministri i Brendshëm ka kërkuar performancë të lartë nga punonjësit e policisë, shërbim sa më cilësor, eleminim të radhëve duke krijuar lehtësi, në kuadër të masave të marra, forcim të kontrollit në drejtim të parandalimit, evidentimit dhe goditjes së trafiqeve të paligjshme dhe lëndëve narkotike, si dhe rritjen e forcës goditëse në drejtim të goditjes së paligjshmërisë, falsifikimit të dokumenteve, kontrabandës, kalimit të paligjshëm të kufirit apo kontrabandimit të migrantëve të paligjshëm nga vendet e treta që hyjnë në Shqipëri nëpërmjet shtetit grek, me qëllim kalimin në vendet e BE-së.

Të fundit