Flash News
Tragjikomedia e AADF me Butrintin: Një i panjohur do të drejtojë bordin shkencor të fondacionit
Lejuan 37 ndërtime të paligjshme, dënohen dy kryeinspektorë dhe inspektorë të IMT në Bashkinë e Lushnjes
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
Makina përplas për vdekje këmbësorin në Fier, shoqërohet shoferi 20-vjeçar
Miratohet raporti, Kosova një hap më afër anëtarësimit në Këshillin e Evropës
Refuzim për auditimin? Lindita Nikolla: Do e kërkoja shkarkimin e Mynyr Konit
Ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla e ftuar në "Tonight Ilva Tare" u pyet nëse do të ndërmerrte masa për shkarkimin e rektorit të Universitetit të Tiranës, Mynyr Koni, nëse ky i fundit do të refuzonte auditimin.
“Nuk është herezi të zbatosh pikën 7. Sigurisht që po. Nuk është kjo prirja në këtë moment, por nëse është në kushtet ku kërkohet shkarkimi, patjetër. Unë jam ministrja e Arsimit që kam kërkuar shkarkimin e dy rektorëve mandatin e shkuar. Një është shkarkuar, tjetri është refuzuar nga Presidenti. Edhe kur rektori refuzonte, kam respektuar gjithë të drejtën e tij për t'u mbrojtur”, deklaroi Nikolla.
Gjithsesi, Nikolla tha se e kishte vështirë të besonte se rektori Koni kishte bërë 11 shkeljet e pretenduara nga Bordi i Administrimit.