Flash News

KRYESORE

Rekrutonte vajza për prostitucion në Maqedoni, arrestohet kreu i shoqatës “Ferdinand Deda”

Rekrutonte vajza për prostitucion në Maqedoni, arrestohet kreu i

Pak ditë pasi u denoncua me video në emisionin investigativ “Fiks Fare”, bie në prangat e policisë  Shpëtim Çekrezi, 45 vjeç, i cili prezantohej si kreu i shoqatës së artistëve “Ferdinand Deda”.

Ai akuzohet për veprën penale “Shfrytëzim Prostitucioni”, pasi rekrutonte vajza për prostitucion në Maqedoni duke shfrytëzuar emrin e shoqatës.

“Nga Specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në D.V.P. Tiranë u bë arrestimi i shtetasit: Shpëtim Çekrezi, 45 vjeç, banues në fshatin Dardhë, Librazhd, njoftoi Policia e Tiranës. Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi ky shtetas, (Kryetar i Shoqatës Artistike “Ferdinand Deda”, në Tiranë), siguronte vajza me qëllim përfitimi për shfrytëzim prostitucioni në Maqedoni.

Po vijon puna për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie, si dhe materialet janë referuar pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë në ngarkim të shtetasit të lartpërmendur për veprën penale “Shfrytëzim për prostitucion”, parashikuar nga neni 110/a i Kodit Penal”, sqaron policia.

Shoqata artistike “Ferdinand Deda”, me seli në Tiranë, mashtronte me vendet e punës të cilat reklamonte, pasi në të vërtetë ajo rekrutonte punonjëse seksi nëpërmjet njoftimeve “online” të punësimit. Shoqata kërkonte të punësonte vajza të reja si sekretare, ndërkohë që në të vërtetë rekrutoheshin për punonjëse seksi. Pasi njoftoheshin për pozicionin e punës, vajzave iu bëhej më pas e qartë puna që duhej të bënin.

Të fundit