Flash News
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
Lirohet nga qelia ish-kryebashkiaku i Fushë Arrëzit, Fran Tuci
Konstituimi i grupit të dialogut PD-PS, Bylykbashi: Prioritet është Reforma Zgjedhore
Konstituohet grupi i dialogut mes opozitës dhe mazhorancës për ‘Reformat’
Tragjikomedia e AADF me Butrintin: Një i panjohur do të drejtojë bordin shkencor të fondacionit
Reshje dhe zagushi, si parashikohet të jetë moti gjatë javës
Me nisjen e shtatorit, edhe temperaturat kanë pësuar një rënie graduale.
Shërbimi Meteorologjik parashikon si do të jenë temperaturat për pesë ditët në vijim. Sipas tabelës, temperaturat pritet të pësojnë rritje sërish gjatë mesjavës, ndërsa në disa zona nuk do të mungojnë edhe reshjet e shiut.
“Pas një periudhe të gjatë me mot të nxehtë dhe diell, tashmë duket se stina e vjeshtës do të sjell uljet e para të temperaturave si dhe reshjet e shiut.
Si rrjedhojë dita e Hënë dhe ajo e Martë do të kenë mot fillimisht me diell dhe me pas shtim vranësirash të cilat në zonën e qendrës dhe atë të jugut do të shoqërohen me reshje shiu të herëpashershme në formë shtrëngatash (lokalisht në relievet e larta kodrinore e ato malore do të shoqërohen edhe me rrufe).
Ditët e tjera të javës do të kenë mot me alternime kthjellimesh e vranësirash me këto të fundit të cilat zhvillimin e tyre kryesor do ta kenë prej orëve të mesditës deri ato të pasdites vonë. Në relievet e larta malore reshje shiu në formë shtrëngatash shoqëruar me rrufe në kohë afatshkurtër.
Sa i përket temperaturave ato do të kenë tendencën e rënies (vlerat e mesditës) por në mesjave do të kenë përsëri rritje ndërsa për tu theksuar edhe se ndjesia reale do të jetë përsëri disa gradë më e lartë sidomos në orët e nxehta të ditës për shkak të lagështirës së lartë në ajër (zagushi)”, sqaron Shërbimi Meteorologjik.