Flash News
Elez Biberaj: Protestat nuk janë kundër Trumpit, por kundër kleptokracisë
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Revolucioni nuk do të transmetohet në TV, diktatura po. 6 hapat e instalimit të saj
Marsel Lela
Diktaturat nuk instalohen brenda një dite. Sidomos ato moderne. Filozofi gjerman Carl Schmitt, thotë se në modernitet lind një tip diktature e ndryshme, të cilën e quan ‘diktatura sovrane’. Për dallim nga diktatura komisariale (ajo romake), diktatura sovrane nuk synon ruajtjen e rendit republikan, por përkundrazi, pas ndërprerjes së tij, krijimin e një rendi tjetër politik. Pikërisht në këtë dallim qëndron arsyeja pse gjatë modernitetit vendoset raporti përjashtues në mes demokracisë dhe diktaturës.
Këtu zë fill edhe një proces transformimi, ku ndërprerja e përkohëshme e rendit kushtetues shndërrohet në ndërprerje të përhershme të tij.
Sipas Schmitt, gjëja e parë që ndodh në këtë proces është shkatërrimi i ligjit themelor të demokracisë kushtetuese, që është ligji i ndarjes dhe pavarësisë së pushteteve. Pushteti gjyqësor, pushteti legjislativ, pushteti mediatik dhe kundërshtimi opozitar gllabërohen nga pushteti ekzekutiv. Në këtë gllabërim gjyqet, parlamenti, mediat, opozita realisht e shkatërruar, shndërrohen në servise të qeverisë.
Pas 30 qershorit Shqipëria duket se i ka hyrë 'me sukses' kësaj rruge, ku lideri 'suprem' dhe partia e tij zotërojnë të gjitha pushtetet. Qeveria, Parlamenti, KQZ, SHISH, Prokuroria, gjykatat, pushteti lokal, mediat kombëtare, përpjekja për shkatërrimin e opozitës dhe ndërtimi i një opozite false, të gjitha këto pushtete janë në dorë të një njeriu të vetëm.
Rasti i shkuarjes i vetëm në zgjedhje dhe konflikti me presidentin Ilir Meta (seanca plenare për shkarkimin e tij me kërkesë të PS-së) kanë qenë vulat e fundit të kësaj paradiktature, e cila po instalohet me nënqeshje banale ndaj Kushtetutës dhe çdo forme të demokracisë.
Janë gjashtë hapa, të cilwt janë kryer tashmë nga Rama dhe qeveria e tij, se si një vend demokratik mund të kthehet dalëngadalë në diktaturë. Ekspertja e politikës, Ece Temelkuran, i ka shpjeguar këta hapa me detaje në librin “Si të humbësh një shtet”.
Libri është shkruar në formën e një guide satirike, ku Temelkuran jep ‘këshilla’ për ata që aspirojnë të bëhen diktatorë, duke detajuar metodat që duhet të ndjekin për të gjetur sa më shumë mbështetje.
Le t’i shohim se si janë zbatuar në praktikë këto gjashtë hapa nga kryeministri Rama.
Hapi i parë: Injoro argumentet e të tjerëve dhe zgjidh të vërtetën tënde.
Rama është rasti tipik të cilin nuk mund ta luftosh me argumente, sado të forta qofshin. Nëse ngul këmbë në argument vetëm sa rrezikon të bëhesh pre e një rrjete ridikulizimesh dhe relativizimesh.
Rama shpiku termin ‘kazan’ për të gjitha mediat, shqiptare ose të huaja. Në të gjitha përballjet televizive me gazetarët parzmorja e kryeministrit është 'kazani', ku i fut të gjithë, nga gazetarët më modestë e deri ata të Zërit të Amerikës. Pa folur për ‘eurokadrinjtë’.
Hapi i dytë: Gënje vazhdimisht.
“Gënje, gënje se diçka do të mbetet’. Ky term përdoret për të gjithë racën e politikanëve në përgjithësi, por Rama e çoi në një nivel më të lartë. Ai dhe partia e tij shpikën ‘gënjeshtrën regjizoriale’. Nga fushatat elektorale, te inagurimet, daljet me krahë përveshur etj, dukja kurohet në mënyrë të palodhur.
Hapi i tretë: Mos ua vër veshin talljeve dhe ngacmimeve nga ata që kundërshtojnë diktaturën.
Le t’ia nisim nga rrjetet sociale, që është edhe ‘arma’ më e pëlqyer e Ramës. Facebook, Twitter dhe Instagram janë dritaret prej nga pakënaqësia e qytetarëve ndaj qeverisë nxjerr kokën herë pas here në formë statusesh, foto-montazhesh dhe meme-sh. Rama, jo vetëm që nuk 'preket', por shpesh edhe i poston në profilin e vet, jo si thumbime dhe ankesa të nënshtetasve, por si qesëndisje të kundërshtarëve.
Hapi i katërt: Krijo imazhin e qytetarit ideal.
Ramws i pëlqen të paraqesë publikisht raste 'qytetarësh idealë': gra ose burra që kanë përfituar nga reformat e qeverisë së tij dhe tashmë janë 'bërë rehat'. Duke mos bërë gjë tjetër veçse ushtruar një mënyrë tjetër pr-i për veten.
Hapi i pestë: Çmonto fuqinë e partive dhe sistemit gjyqësor.
Pushtimi i çdo institucioni nga ana e partisë-shtet i zhveshi nga çdo fuqi partitë opozitare. Po ashtu, sistemi gjyqësor u bllokua në labirintet e Reformës në drejtësi: Gjykata Kushtetuese pushoi së ekzistuari, po ashtu edhe Gjykata e Lartë.
Hapi i gjashtë: Fillo të zbatosh imazhin që ke në kokë për vendin.
Imazhi i Kryeministrit për vendin shpaloset te një radhë 'reformash' që kanë në fokus estetizimin. Rilindja Urbane është njëra prej tyre, një fashë mendimi që pati filluar me zhdukjen 'e policëve barkderra', heqjen e furgonëve nga linjat interurbane, e me radhë.
Të fundit
Elez Biberaj: Protestat nuk janë kundër Trumpit, por kundër kleptokracisë
10 Qershor 2026, 09:30
I akuzuar për tentativë vrasje në Spanjë, kapet në Shëngjin 22-vjeçari
10 Qershor 2026, 08:46
Horoskopi, çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot
10 Qershor 2026, 08:17
Temperatura mbi 30 gradë, parashikimi i motit për sot
10 Qershor 2026, 08:00
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
10 Qershor 2026, 07:47
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22