Flash News

KRYESORE

Riatdhesohen 31 shqiptarë nga Franca dhe Belgjika, kishin kërkuar azil

Riatdhesohen 31 shqiptarë nga Franca dhe Belgjika, kishin kërkuar azil

Tridhjetenjë shtetas shqiptarë që kishin kërkuar azil në Francë dhe Belgjikë u riatdhesuan ditën e sotme në Shqipëri. Operacioni u krye në bashkëpunim mes Policisë Kufitare, Policisë franceze dhe belge.

Nga të rikthyerit, 27 shtetas kishin kërkuar azil në Francë, kurse 4 në Belgjikë. Ministria e Brendshme dhe Policia e Shtetit u bëjnë apel qytetarëve që të respektojnë rregullat e lëvizjes dhe të qëndrimit në hapësirën Schengen, ndërsa ritheksojnë se shanset për të fituar azil në vendet e BE-së janë zero.

Gjithashtu, Policia Kufitare ka forcuar masat në kontrollin e dokumentacionit në dalje në të gjitha pikat e kalimit si dhe ka shtuar patrullimet në kufirin e gjelbër. Në kufirin me Greqinë është duke u zhvilluar operacioni i përbashkët me FRONTEX.

Të fundit