Flash News

KRYESORE

Rifitoi zgjedhjet pasi u dorëhoq nga skandali në qeveri, Rama uron Sebastian Kurz: Punë e mirë kancelar!

Kryeministri Edi Rama ka uruar Sebastian Kurz, pasi partia konservatore ÖVP fitoi bindshëm zgjedhjet e mbajtura dje në Austri.

“Urime për Sebastian Kurz për fitoren e madhe dhe shumë i kënaqur për Shqipërinë dhe Ballkanin Perëndimor, që një kampion i tillë i të ardhmes së përbashkët evropiane do të drejtojë Austrinë mike për vitet vendimtare. Punë e mirë kancelar!”, shkruan Rama në twitter.

Zgjedhjet e parakohshme parlamentare erdhën për shkak të “aferës Ibica”, të ish-liderit të FPÖ Heinz-Christian Strache.

Pas publikimit të një video ku ai shihet duke i premtuar oligarkëve rusë favore, nëse ata e ndihmojnë në zgjedhje, Sebastian Kurz ka prishur koalicion me këtë parti dhe dha dorëheqjen. Megjithatë, Partia Popullore e Austrisë (ÖVP), e Sebastian Kurz ka fituar bindshëm zgjedhjet parlamentare në Austri të mbajtura dje, në Austri.

Ndërkohë, ish- partneri në koalicion FPÖ ka shënuar rënie serioze.

Të fundit