Flash News

KRYESORE

Rikthehen aksidentet e frikshme në Tiranë e Fier, një fëmijë 3 vjeç dhe një vajzë e re po luftojnë me jetën

Rikthehen aksidentet e frikshme në Tiranë e Fier, një

Një aksident i rëndë ka ndodhur para pak minutash në aksin rrugor Strum-Suk, ku një 21 vjeçar ka shtypur një fëmijë 3 vjeç. Burime për “Panorama” bëjnë me dije se rreth orës 15:15 në fshatin Suk një mjet tip “Benz” me Targa FR4741D me drejtues shtetasin Nikolin. S 21 vjeç ka përplasur një femijë i cili ka qenë duke kaluar rrugën. I mituri ndodhet në spital në gjendje të rëndë. Shtetasi Nikolin S. është shoqëruar në Stacionin e Policisë Roskovec.

Paradite autobuzi përlasi një zonjë në kryqëzimin e 21 Dhjetorit.

Po ashtu në Durrës u përlasën sot dy makina, kur njëri prej shoferëve, 33-vjeçari rezultoi i dehur.

Dje nga kasidentet u shënuan tre të vdekur dhe disa të plagosur.

Shkaku kryesor i aksidenteve është sjellja e pakujdeshme e drejtuesve të mjeteve. Vetëm në gusht 2017, numri i të aksidentuarve për 100.000 banorë ishte afërsisht 9 persona. Shtimi i aksidenteve gjatë muajve të verës lidhet me trafikun e rënduar që krijohet në akset kryesore rrugore.

Të fundit