Flash News

KRYESORE

Rikthehen ditët e nxehta, sa do të shkojnë temperaturat sot

Rikthehen ditët e nxehta, sa do të shkojnë temperaturat sot

Ditët e freskëta u lanë vendin sërish atyre me temperatura të larta, të cilat do të vazhdojnë edhe gjatë ditës së sotme. Sipas Meteoalb, ditën e sotme nuk priten reshje shiu.

Vetëm gjatë pasdites në zona të kufizuara të qarqeve (sidomos ato malore) mund të shfaqet ndonjë reshje në formën e shtrëngatës (shoqëruar me rrufe, breshër dhe erë të fortë momentale), më e mundshme gjatë pasdites së sotme.

Temperaturat për sot:

Temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:

në bregdet: 19 / 31 °C

në vendet e ulëta: 21 / 33 °C

në vendet malore: 17 / 29 °C

Të fundit