Flash News

KRYESORE

Rikthehet ‘West Side Family’, kush e zëvendëson Dr.Florin

West Side Family do të rikthehet sërish fuqishëm.

Pjesë e tyre është bërë edhe vëllai i të ndjerit Flori, Alban Kondin. Landi Hysi ka publikuar një fotografi së fundmi në Instagram, ku kujton se kanë kaluar tre vite që nga ngjarja tragjike e 17 nëntorit.

"3 vite shumë të vështira pas 17 Nëntorit 2014. Shumë (mua përfshirë) menduan që ky është knockout për WestSideFamily.

Ashtu dukej dhe ndihej nfakt.

3 projekte shumë të mira erdhën pas dramës dhe sërish ishin 3 që filluan dhe po vazhdojnë.

3 duket të jetë numër i suksesshëm", shkruan Landi.

Tashmë West Side Family do të përbëhet nga Landi Hysi dhe Miri dhe Alban Kondi.

Të fundit