Flash News

KRYESORE

Roma prezanton Zapacosta-n duke nxjerrë fotot e dy fëmijëve shqiptarë të humbur

Roma u përforcua me mbrojtësin italian Davide Zapacosta, pas akordit me Chelsea-n. Futbollisti luante prej dy sezonesh me blutë e Londrës.

Italiani kreu vizitat mjekësore dhe hodhi firmën mbi kontratë, por mjaft i veçantë ishte prezantimi i tij nga klubi i Romës, në një video ku i bashkohej nismës për gjetjen e fëmijëve të humbur.

Kështu në krah të Zapacosta-s, u shfaqën fotot dhe të dhënat e disa fëmijëve nga vende të ndryshme të botës. Mes tyre ishin fotot e dy fëmijëve shqiptare, Bleona Mataj dhe Kadri Rexha.

Të fundit