Flash News

KRYESORE

Roshi për Balajn: I kam thënë kandido për deputet se do fitosh

Roshi për Balajn: I kam thënë kandido për deputet se do

Fieraku Roshi dhe shkodrani Balaj, përveçse shokë skuadre në Kombëtare shqiptare, ata janë miq shumë të mirë edhe në jetën personale. Kjo sepse prej vitesh kanë ndarë disa skuadra edhe në klubet sportive.

Odise Roshi dhe Bekim Balaj kanë luajtur bashkë tek "Rijeka" në Kroaci  dhe tani ndajnë të njëjtën skuadër në Çeçeni.

Në një intervistë për "Supersport", dyshja kanë ndarë momente nga eksperiencat e tyre si dhe kanë përshkruar karakterin e secilit.

Teksa Balaj e konsideron Roshin si vëlla, "Unë e kam si vëlla. Vëlla nuk kam, por e quaj si të tillë", Roshi thotë për shkodranin se ai duhet të kandidojë për deputet:

"Bekimin e shohin si futbollist, por në jetën e përditshme është shumë i zgjuar. Merr shumë vesh nga politika. I kam thënë kur të lesh futbollin, kandido për deputet se do e fitosh."

 

Të fundit