Flash News

KRYESORE

Rrëfehet Einxhel Shkira: Isha 14 vjeçe kur një person i njohur më kërkoi të bënim gjëra të pahijshme…Hoqa dorë 10 vite nga televizioni

Moderatorja Einxhel Shkira, e ftuar mbrëmë në Opinion ka rrëfyer se është ngacmuar në ambientet e punës. Ajo tha se ishte tepër e vogël kur kishte shkelur në televizion për të punuar dhe ka hasur një situatë e cila e ka traumatizuar. Për këtë arsye ajo ka ndenjur 10 vite larg televizionit.

“Një person i njohur, femër madje, ka dashur që për hir të famës të bënim gjëra të pa hijshme. Të na prezantonte me njerëz më të mëdhenj në moshë, kjo gjë më ka terrorizuar, ajo kërkonte të bënin gjëra të pa hijshme me meshkujt të mëdhenj dhe në këmbim të kësaj merte përfitime e sponsorizime. Kur të jem shumë e fuqishme unë do ta them kush është. Unë kam qenë 14 vjeç dhe unë jam terrorizuar dhe jam tërhequr nga ëndrra ime për televizionin rreth 10 vite”- tha ajo.

Të fundit