Flash News

KRYESORE

Rrëfeu përdhunimet dhe trafikimin që i ishte bërë ndër vite, përlotet vetëm kur sheh personin që e ndihmoi

Rrëfeu përdhunimet dhe trafikimin që i ishte bërë

Vetëm me publikimin e promos së emisionit "Dua të të bëj të lumtur", shumë gjëra lëvizën lidhur me historinë e Adrianës ku u shkarkua polici Izmir Duraku pasi u akuzua se kishte abuzuar seksualisht me të. (I cili vetëm pak më parë është liruar me justifikimin që mungojnë provat).

Sapo është transmetuar pjesa e plotë e historisë së Adrianës e cila ka treguar me një forcë të jashtëzakonshme të gjitha abuzimet që i ishin bërë deri edhe tek trafikimi. Edhe pse kishte momente të vështira dhe merrte frymë thellë apo ndalonte teksa tregonte rastet e abuzimeve e dhunës që i ishte ushtruar, Adriana u tregua e fortë. Nuk u përlot asnjë moment.

Teksa po fliste për trishtimin, Adriana foli edhe për një moment të bukur në jetën e saj, për personin që e kishte ndihmuar të marrë veten nga çdo gjë që ka kaluar edhe pse vetë 27-vjeçarja e pranoi se ende i dalin në ëndrra ato që ka përjetuar. Bëhet fjalë për psikologen e saj e cila e kishte ndihmuar Adrianën.

Në momentin kur psikologia është shfaqur në studio, Adriana ka pasur të vetmin moment "dobësie" duke shpërthyer në lot.

Të fundit