Flash News

KRYESORE

‘Rrethuar nga një treg i hapur i Krishtlindjeve’/ Agjencia franceze e lajmeve poston foton nga sheshi ‘Skënderbej’

Sheshi “Skënderbej” ka pushtuar sërish mediat më të njohura botërore.

Agjencia franceze e lajmeve AFP ka publikuar foton e realizuar nga fotoreporteri Gent Shkullaku ku shfaqet plot drita sheshi “Skënderbej”, ku Bashkia e Tiranës ka ngritur “Fshatin e Festave”, një hapësirë festive ku qytetarët mund të kalojnë kohën dhe të argëtohen.

“Pamje ajrore e Sheshit Skënderbej në Tiranë, e ndezur me dekorimet e Krishtlindjes dhe e rrethuar nga një treg i hapur i Krishtlindjeve”, thuhet në tekstin e AFP e cila ka miliona ndjekës nga e gjithë bota.

Tirana është veshur me ngjyrat e festave në çdo cep të saj. Ndonëse qytetarët kaluan disa ditë të vështira për shkak të tërmetit, kryeqyteti i është rikthyer tërësisht normalitetit dhe atmosferës festive që ndihet kudo.

Të fundit