Flash News

KRYESORE

Rritën pakënaqësitë ndaj qeverisë, minatorët në protestë para kryeministrisë: Presim deri më 22 shkurt

Rritën pakënaqësitë ndaj qeverisë, minatorët

Një përfaqësi e minatorëve të Shqipërisë kanë protestuar sot para kryeministrisë, të pakënaqur me statusin e tyre të miratuar nga qeveria.

Rreth 24 vite të jetës së tij Frrok Pacuku i ka kaluar në minierën e Spaçit. Pasojat e punës nëntokë i ndjen dhe 17 vite pas shkëputjes.

“Vitin që kaloi në prill dhe nëntor jam operuar dy herë. Ne marrim pension minimal, as për ilaçe nuk del. Ata minatorë që kanë punuar 11 vjet e 6 muaj të marrin statusin. Kam punuar në temperaturë 40-45 gradë”, deklaron ai.

“Kam 20 vjet nëntokë, në librezë jam 59 vjeç, akoma nuk jam nën pension as ndihmë ekonomike as kurrgjë. Janë ndërru qeveritë me mijëra herë dhe janë zotu për statusin e minatorit dhe nuk na kanë dhënë asnjë të drejtë dhe kërkojmë një pagë minimale për jetesë. Po jo nën 200 mijë lekë pension, ne shumica marrim nën 200 mije lekë”, deklaroi një tjetër për Abc News.

Minatorët shprehen të zhgënjyer nga përfaqësuesit e Sindikatave që i kanë përfaqësuar dhe thirrjen tashmë ja drejtojnë kryeministrit Edi Rama. Madje paralajmërimin thonë se e kanë të njëjtë me atë që i kanë drejtuar ish-kryeministrit Sali Berisha.

“Jemi 200 mijë votues dhe 220 mijë vota do i kesh mangut”. 

Minatorët thonë se presin reagimin e qeverisë deri më 22 shkurt pas kësaj date kërcënojnë dhe me futjen në grevë urie.

Të fundit