Flash News

KRYESORE

Rritet numri i viktimave nga virusi kinez, shënohet rasti i parë me infeksion edhe në Gjermani

Rritet numri i viktimave nga virusi kinez, shënohet rasti i parë me

Numri i vdekjeve nga virusi kinez ka shkuar në 106, kurse personat e infektuar pothuajse janë dyfishuar brenda një dite.

Sipas BBC, autoritetet kineze kanë raportuar 4.515 persona të prekur që nga 27 Janari, nga 2,835 që flitej një ditë më parë.

Japonia po dërgon një aeroplan në Wuhan për të evakuuar qytetarët e saj, në përpjekje për të riatdhesuar shtetasit e saj nga qyteti në epiqendrën e shpërthimit të virusit.

Virusi është përhapur në të gjithë Kinën dhe në të paktën 16 vende në nivel global.

Wuhan, si dhe krahina më e gjerë Hubei, tashmë janë izoluar totalisht duke bllokuar transportet publike, aeroportet apo shkëmbimet tregtare, kurse veshja e maskave është bërë e detyrueshme për banorët.

Rasti i fundit i konfirmuar është në shtetin gjerman, në Bavari, si dhe rasti i katërt deri më tani në Evropë.

Sipas Organizatës Botërore të Shëndetit dhe autoriteteve kombëtare, ka pasur të paktën 47 raste të konfirmuara jashtë Kinës.

Të konfirmuar në shtete të tjera:

Tetë raste: Tajlandë

Pesë: SHBA, Australi, Singapor, Tajvan

Katër: Malajzi, Koreja e Jugut, Japonia

Tre: Franca

Dy: Vietnami

Një: Nepal, Kanada, Kamboxhia, Sri Lanka, Gjermani, Kamboxhia

Shumica e vdekjeve kanë qenë në provincën Hubei dhe viktimat kanë qenë njerëz të moshuar ose ata me probleme të mëparshme me frymëmarrjen.

Deri tani nuk ka ende kurë ose vaksinë specifike kundër coronaviruesit.

Të fundit