Flash News


KRYESORE

"Rrogat në Portokalli nisin nga dy milionë lekë", Rezart Veleshnja u nxjerr sekretin kolegëve

"Rrogat në Portokalli nisin nga dy milionë lekë",

Aktorët e humorit në ‘Portokalli’ janë përfolur vazhdimisht për paga të majme, por asnjëherë nuk kanë preferuar të flasin për shifra konkrete.

Njëri prej tyre, Rezart Veleshnja, i njohur për personazhet e famshme Betim Spërdhima, apo së fundmi si Arjan Çani u ka nxjerrë disi sekretin kolegëve të tij aktorë.

Ai ishte i ftuar në “Edicionin Veror” të moderatorit Eni Shehu në abc news dhe gjatë intervistës ka treguar se paga e kolegëve të tij nis nga dy milionë lekë të vjetra.

“Rrogat e “Top Channel” në “Portokalli” nisin nga 2 milionë lekë të vjetra deri në katër milionë. Ka televizioni yt mundësi të më paguajë 7 milionë që ta lë “Portokallinë”?” u shpreh aktori, duke iu përgjigjur pyetjes nëse ka patur ndonjë ofertë të mirë për t’u larguar nga spektakli më i njohur i humorit.

Të fundit