Flash News

KRYESORE

Ruçi: NATO më e avancuar se BE në perspektivën për sigurinë

Ruçi: NATO më e avancuar se BE në perspektivën për

Kreu i Kuvendit, Gramoz Ruçi ka kritikuar sërish qëndrimin e BE për refuzimin e procesit të negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut në 18 tetor. Në konferencën me temë “Sfidat e NATO-s përballë teknologjisë”, Ruçi tha se refuzimi i KE për hapjen e negociatave nuk do pasohet direkt nga rritja e influencës ruse dhe kineze.

Po ashtu, ai shtoi se perspektiva e Aleancës së Atlantikut për sigurinë është më avancuar se ajo e Bashkimit Europian.

“Qëndrimet e dyzuara të vendeve skeptike dhe imponimi i tyre ndaj KE natyrshëm e bën terren për të dyja fuqitë jo perëndimore në Ballkanin Perëndimor, si Kina dhe Rusia. Nuk mendoj se refuzimi i KE për hapjen e negociatave do pasohet direkt nga rritja e influencës ruse dhe kineze. Por duhet të pranojmë se jo të gjitha vendet e rajonit kanë të njëjtin vizion Perëndimor si Shqipëria. Disa nga fqinjët tanë janë më pak të imunizuar nga influencat jo perëndimore kjo bën rajonin tonë më të dobët dhe më të thyeshëm ndaj tyre.

Sigurisht që NATO ka problemet e saj dhe mund të mos jetë absolutisht perfekte, por vizioni dhe investimet e saja për sigurinë dëmtohen nga këto qëndrime konfuze të BE”, tha Ruçi.

Të fundit