Flash News

KRYESORE

Rudina Hajdari i del në krah ministres Gjonaj: Njerëzit që akuzojnë, s’e kanë tagrin të bëjnë moral

Deputetja e parlamentit, Rudina Hajdari i quan të rëndomta akuzat ndaj ministres së Drejtësisë, Etilda Gjonaj, e cila po kritikohet se shpenzoi 700 euro për një natë në një hotel nga paratë e taksapaguesve.

Sipas Hajdarit, Gjonaj po sulmohet se është grua, për më tepër që moralin po e bëjnë njerëz që nuk e kanë as tagrin për ta bërë.

“Ndonëse Etilda Gjonaj është pjesë e shumicës, nuk më duket normale të sulmohet një grua politikane mbi baza të rëndomta, që nuk kanë lidhje me profesionin e saj. Njerëz që kurdisin gjëra kaq banale nuk e kanë as tagrin të bëjnë moral, thjesht gjejnë alibi për të hedhur baltë”, shkroi ajo në Twitter.

Të fundit