Flash News

KRYESORE

Saimir Tahiri shpreson te vota e Parlamentit, Këshillit i Mandateve nuk vendos dot me votën e tij

Saimir Tahiri shpreson te vota e Parlamentit, Këshillit i Mandateve nuk

Vijon mbledhja e Këshillit të Mandateve dhe Rregulloreve, në përfundim të saj do të përgatitet raporti përfundimtar për Saimir Tahirin, të cilin pritet ta dërgojnë në Kuvend. Por burime të pakonfirmuara zyrtarisht brenda mbledhjes bëjnë me dije për BalkanWeb se ka shumë mundësi që anëtarët e këshillit të dalin me dy raporte të ndryshme.  Tashmë që Naço i LSI-së konfirmoi se do të votonte pro heqjes së mandatit të Tahirit, balancat në komisionin e përbërë nga 10 anëtarë ndryshojnë. Kështu në njërin krah janë 5 anëtarët socialistë të këshillit dhe në krahun tjetër janë 4 demokratë, përfshi këtu edhe votën e Nasip Naços.

Të njëjtat burime saktësojnë se demokratët do vijojnë të mbështesin kërkesën e prokurorisë, ndërsa socialistët do i dalin në krah Tahirit duke mos rënë kështu dakord për një raport përfundimtar të përbashkët. E në rast mosdakordësie, palët do të dërgojnë në Kuvend edhe dy raporte të ndryshme, duke e lënë fatin e Saimir Tahirit në duart e deputetëve të Kuvendit. Por Kuvendi mund të mblidhet në seancë parlamentare të mërkurën, pasi PS nuk ka ndërmend që të thërrasë një seancë të jashtëzakonshme. Deri atëherë mund të ketë frymemarrje dhe të tjera zhvillime dhe që mund ta rëndojnë apo lehtësojnë pozitën e Tahirit.

 

Të fundit