Flash News

KRYESORE

Salianji ironizon Taulant Ballën: Unë i dhashë Alizotit 200 mijë euro, këto janë hiç

Salianji ironizon Taulant Ballën: Unë i dhashë Alizotit 200

Deputeti demokrat, Ervin Salianji, ka ironizuar me padinë që kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla, ka depozituar ndaj tij.

“Unë që “ i dhashë” Alizotit 200.000 Euro 💶, për Ballën 10 milion lek janë hiç 😂😂”, e nis Salianji reagimin e tij duke ju referuar shumës që Balla ka kërkuar si dëmshpërblim.

Më tej, deputeti demokrat thotë se ‘tē gjtha paratë që kemi të shkojnë për fondet e riedukimit, të ndihmojmë PS nga shokët e krimit!’.

Postimi i plotë i Ervin Salianjit

Unë që “ i dhashë” Alizotit 200.000 Euro 💶, për Ballën 10 milion lek janë hiç 😂😂

Tē gjtha paratë që kemi të shkojnë për fondet e riedukimit, të ndihmojmë PS nga shoket e krimit! 💪🏻

Sapo ka filluar! 🧐

Të fala departamentit të shpifesave!

Të fundit