Flash News

KRYESORE

Samiti për mini-shengenin/ Kryeministria i përgjigjet Haradinajt: Kosovës ja kemi dërguar ftesën tek Presidenti Thaçi

Samiti për mini-shengenin/ Kryeministria i përgjigjet Haradinajt:

Zyra e shtypit e Kryeministrisë në Tiranë ka reaguar pas deklaratës së kryeministri kosovar në detyrë, Ramush Hardinaj i cili tha se Kosova nuk është ftuar në Samitin e Minishengenit që do zhvillohet në kryeqytet më 20 dhjetor.

Në njoftim, kryeministria sqaron se Kosova është ftuar në takim dhe ftesa i ka shkuar presidentit Thaçi.

"Nisur nga një deklaratë e bërë nga kryeministri i dorëhequr i Kosovës sqarojmë se duke pasur parasysh formatin e takimeve rajonale si edhe faktin që në Kosovë ende nuk është formuar qeveria e re, Kosova është ftuar në nivelin më të lartë njësoj si në takimin e Ohrit, përmes ftesës drejtuar Presidentit të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi", njofton Kryeministria.

Ndërsa Haradinaj, duke folur sot pas mbledhjes së qeverisë tha se edhe nëse kjo ftesë vjen nga homologu i tij Edi Rama është i vendosur që të mos marrë pjesë.

“Kosova nuk është e ftuar me aq sa di unë, të paktën jo deri tani që unë flas. Edhe në rrethanat që janë deri tani unë nuk marr pjesë. Por edhe ftesë nuk kemi marrë”, tha Haradinaj.

Të fundit