Flash News

KRYESORE

Sarri kundër VAR-it: Morëm penallti, por nuk më pëlqejnë këto rregulla

Sarri kundër VAR-it: Morëm penallti, por nuk më

Trajneri i Juventusit, Maurizio Sarri, foli pas ndeshjes së barazuar me Milanin. Ai pranon se ka patur përplasje me Postën italiane, por ka saktësuar se nuk ka asnjë problem me ta.

"Nuk kam asnjë mos-respektim të punëtorëve. Unë vij nga një familje punëtore dhe jam krenar që jam një djalë i tyre.

"Është një histori qesharake dhe as nuk dua ta komentoj atë. Unë nuk bëj shaka më, sepse nuk dua ta vë emrin e Juventusit në vështirësi, është një shaka që të gjithë bëjmë në kafe”.

"Penalltia ndaj Milanit? Kishte edhe penallti ndaj Cuadrados dhjetë minuta më parë. Penallti ishte, sepse ekziston një krah i hapur. Po ju them se nuk më pëlqejnë rregullat e tanishme, por nëse rregullat janë këto, duhet t’i pranojmë”, - tha Sarri.

Të fundit