Flash News

KRYESORE

Sekretari amerikan Pompeo këshillon Maqedoninë e Veriut: Kujdes Rusinë, Kinën dhe korrupsionin

Sekretari amerikan Pompeo këshillon Maqedoninë e Veriut: Kujdes

Sekretari amerikan i shtetit, Mike Pompeo ia bëri të qatë Maqedonisë së Veriut se lufta ndaj korrupsionit është thelbësore për anëtarësimin në Bashkimin Evropian dhe në NATO.

"Demokracitë e forta gjithashtu duhet t'u përgjigjen shqetësimeve të publikut dhe të marrin masa të forta për t'u rezistuar dhe për t'u mbrojtur nga ndikimeve malinje. Zemrat dhe mendjet e qytetarëve të Maqedonisë së Veriut duhet të udhëheqin vendin tuaj përpara, jo veprimet e dëmshme të Rusisë në mediet sociale. duhet luftuar korrupsioni", tha ai.

Gjithashtu sekretari amerikan u tërhoqi vëmendjen udhëheqësve të Maqedonisë së Veriut për rreziqet e investimeve kineze në teknologji dhe infrastrukturë.

Maqedonia e Veriut pritet që të marrë një përgjigje pozitive nga BE-ka sa i përket hapjes së negociatave në mbledhjen e liderëve të unionit në Bruksel në 18 tetor.

Të fundit