Flash News

KRYESORE

Sekretari i PD denoncon Niko Peleshin:  Si më kërcënoi ish-zëvendëskryeministri

Sekretari i PD denoncon Niko Peleshin:  Si më kërcënoi

Sekretari i Qendrës së Votimit Kolanec, në Maliq, ka denoncuar në polici një rast dhunë ndaj tij. Ai thotë se është kërcënuar verbalisht nëpërmjet telefonit nga ish-zëvendës kryeministri Niko Peleshi. Meti Koçiu, mbështetës i Partisë Demokratike thotë se mbrëmjen e djeshme e ka telefonuar Niko Peleshi dhe e ka kërcënuar atë dhe familjen e tij.

“Me tha: do ta shikosh çfarë do të heqësh ti dhe familja jote”, thotë denoncuesi Koçiu raporton News24.

Denoncuesi fillimisht ka debatuar me disa militantë socialistë për çështjen e blerjes së votave në zonën e Maliqit, dhe pas kësaj ka marrë telefonatën e ish-zëvendës kryeministrit Niko Peleshi.

Të fundit