Flash News

KRYESORE

Sekuestrohen 132 kg lëndë narkotike, në pranga tre trafikantë nga Vlora

Sekuestrohen 132 kg lëndë narkotike, në pranga tre

Policia e Vlorës ka mundur të sekuestrojë një sasi prej 132 kg lëndë narkotike e llojit kanabis sativa, bashkë me një numër të konsiderueshëm fara dhe bimë narkotike. Në kuadër të këtij operacioni, në pranga kanë përfunduar edhe tre poseduesit, ndërsa një tjetër është shpallur në kërkim.

Njoftimi i policisë:

Në zbatim të plan-masave për kontrollin e territorit me qëllim evidentimin dhe goditjen e kultivimit të bimëve narkotike si dhe të prodhim shitjes së lëndëve narkotike, struktuarat policore të Komisariatit të Policisë Vlorë, kanë arrestuar në flagrancë shtetasit :

Abedin Jonuzi, banues në Oshtimë,

Lejli Jonuzi, banuese në Oshtimë,

Si dhe u bë shpallja në kërkim e shtetasit Xh.J., banues në Oshtimë.

Në banesën e shtetasve të lartpërmendur policia ka konstatuar dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale :

  • 2800 fara bime narkotike Cannabis Sativa,

    • 167 fidanë-bime narkotike Cannabis Sativa,

    • 169 bimë narkotike Cannabis Sativa, si dhe

    • 132 kg lëndë narkotike Cannabis Sativa, në gjendje të thatë e të grirë.

Gjithashtu është arrestuar në flagrancë shtetasi:

Artur Aliaj, banues në Vlorë, (pasi në fshatin Lapardha, në një sipërfaqe toke në pyll kishte kultivuar 55 bimë narkotike Cannabis Sativa).

Policia e Vlorës do të vijojë intesivisht punën dhe kontrollet e vazhdueshme në të gjithë territorin e qarkut Vlorë me qëllim evidentimin dhe goditjen e çdo rasti kultivimi apo prodhim, shitje të narkotikëve.

Materialet hetimore iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë për veprat penale ”Prodhim, shitja e narkotikëve” dhe ”Kultivimi bimëve narkotike”, të parashikuara nga nenet 283/1 dhe 284/1 të Kodit Penal.

 

Të fundit