Flash News

KRYESORE

Sfida e 20 viteve më parë, Mirela Milori zgjedh Majkon dhe çështjen e shkëmbimit të territoreve me Serbinë

Sfida më e re që është bërë virale në internet është #10yearchallange ( sfida 10 vite).

Kjo sfidë u përhap në ditët e para të vitit 2019 dhe shumë personazh e njerëz në gjithë botën u bënë pjesë e kësaj "loje".  Më shumë sesa për të treguar ndryshimet fizike në 10 vite, kjo sfidë i ka shërbyer disa figurave të njohura publike për të kujtuar ngjarje të veçanta në karrierën e tyre dhe evolimin e ngjarjeve.

Të njëjtën gjë ka bërë dhe gazetarja e spikerja e lajmeve në ABC News, Mirela Milori, por duke u rikthyer pas në kohë 20 vite. Ajo ka vendosur që këtë sfidë ta bëjë duke kujtuar një moment me ministrin e Diasporës, Pandeli Majkon .

Fiks para 20 vitesh, Mirela ka intervistuar në Bruksel Wesley Clark, pasi u mor vendimi për ndërhyrjen e forcave tokësore te NATO-s ne Kosove, për ta çliruar nga Serbia. Në foto është dhe Pandeli Majko, atëherë kryeministër i Shqipërisë.

Ndërsa pas 20 vitesh, Mirela në studio sërish me Pandeliun, tanimë ministër i Diasporës, duke diskutuar për shkëmbimin e territoreve të Serbisë.

"Bruksel 1999 - Tirane 2019. Ne Vitin 1999 me Ëesley Clark , pasi u mor vendimi per nderhyrjen e forcave tokesore te NATO-s ne Kosove, per t’a cliruar nga Serbia! Ne vitin 2019 ne nje interviste me Pandeli Majkon, i cili mendon qe shkembimi I territoreve me Serbine, eshte me teper se nje loder e rrezikshme per Kosoven dhe faktorin shqiptar ne Ballkan," shkruan Milori krahas fotos që ka publikuar në profilin e saj në Facebook.

Të fundit