Flash News

KRYESORE

SHBA-ja ende po mendon t'i vendosë sanksione Turqisë

SHBA-ja ende po mendon t'i vendosë sanksione Turqisë

SHBA-ja nuk e ka lënë mënjanë idenë për t'i vendosur sanksione Turqisë dhe kjo pasi nuk ia ka falur vendimin për të blerë sistemet e mbrojtjes ajrore ruse S-400 në muajin korrik.

"Ata nuk i kanë shpëtuar gjasave për t’u goditur me sanksione", u tha të enjten gazetarëve në Uashington ndihmës Sekretari i Shtetit për Politikat Ushtarake R. Clarke Cooper.

"Të gjitha opsionet janë në tavolinë" shtoi ai.

Tensionet mes Turqisë dhe Uashingtonit u rritën gjatë vitit të kaluar, të nxitura pjesërisht nga mbështetja që SHBA-ja u dha disa forcave kurde në Siri në luftën kundër grupit terrorist të Shtetit Islamik.

Por vendimi i Ankarasë për të përparuar me blerjen e sistemit të avancuar të mbrojtjes ajrore të prodhuar nga Rusia, ka pasur po atë peshë në tensionimin e marrëdhënieve.

Kur Turqia mori sistemet në muajin korrik nga Rusia, Shtëpia e Bardhë njoftoi përfundimin e bashkëpunimit me Turqinë për avionët F-35. Ky vendim kushtoi kompanive turke rreth 9 miliardë dollarë humbje.

Të fundit