Flash News

KRYESORE

Shënoi ndaj Islandës, Shaqiri: Goli ishte për njerëzit që jetojnë në male

Shënoi ndaj Islandës, Shaqiri: Goli ishte për njerëzit

Futbollisti shqiptar, Xherdan Shaqiri , vazhdon të jetë objekti polemikash në Zvicër, edhe pas fitores së thellë 6-0 ndaj Islandës ku arriti të shënonte një nga golat e ndeshjes.

Pas ndeshjes, mediat zvicerane ishin të interesuara të mësonin rreth fjalëve që Shaqiri kishte thënë pak ditë më parë në konferencën ku kërkoi ndjesë ndaj “njerëzve që jetojnë në male” për festimin me simbolin e shqiponjës ndaj Serbisë.

Me këto fjlaë ai i referohej zviceranëve dhe sigurisht që këto gjëra nuk janë pëlqyer shumë nga  medit e vendit .

I pyetur pse i kishte thënë ato fjalë dhe nëse do t’i përsëriste, Shaqiri nuk ngurroi të përgjigjej, duke thënë se mediat shpesh e keqkuptojnë.

“Mendoj se më keqkuptoni shpesh, sidomos mediat. Atëherë do të them se goli im ndaj Islandës ishte për malësorët. Po, goli im ishte për njerëzit që jetojnë në male”, tha Shaqiri në intervistën pas ndeshjes.

Të fundit