Flash News

KRYESORE

Shërohen 5 pacientë me COVID-19, lënë ambientet e Spitalit Infektiv

Shërohen 5 pacientë me COVID-19, lënë ambientet e Spitalit

Pesë pacientë që ishin të shtruar në Spitalin Infektiv duke u kuruar për koronavirus, tashmë kanë lënë shtretërit e këtij spitali pasi janë shëruar. Lajmin e dha Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu në Facebook, e cila njofton gjithashtu se në Shqipëri tashmë janë shëruar në total 52 pacientë.

“Pesë pacientë nga Tirana, Fieri dhe Kavaja kanë lënë sot spitalin infektiv të shëruar nga COVID-19. Mjekët thonë se dy prej tyre kanë qenë në gjendje të rënduar, por pas më shumë se 12 ditë trajtimi intensiv me medikamentet që sot përdoren për trajtimin e COVID-19 edhe në vendet e tjera të Botës, ja kanë dalë ta mundin sëmundjen dhe sot u kthyen në shtëpi. Deri tani 52 të shëruar nga COVID-19”, shkruan Manastirliu.

Shqipëria numëron gjithashtu 15 viktima për shkak të koronavirusit, ndërsa në total janë të konfirmuar pozitiv me koronavirus 243 persona.

https://www.facebook.com/OgertaManastirliu/photos/a.176090302847028/919329761856408/?type=3&theater

Të fundit