Flash News

KRYESORE

Shërohen pesë mjekë dhe infermierë nga Covid-19

Shërohen pesë mjekë dhe infermierë nga Covid-19

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, përmes një shënimi në Facebook, njofton se janë shëruar 5 mjekë dhe infermierë së fundmi nga koronavirusi.

Manastirliu deklaron se numri i personelit mjeksor të shëruar deri më tani shkon në 13, ndërsa numri total i pacientë të shëruar nga koronavirusi në vendin tonë deri më tani është 67.

Kujtojmë që sot në Shqipëri janë shënuar 16 raste të reja me Covid-19 duke e çuar në 259 numrin e përgjithshëm të të prekurve.

Të fundit