Flash News

KRYESORE

“Sherr” mes Rudina Hajdarit dhe Presidencës: Kujdes me dekretet se ju dridhet dora

Vazhdon përplasja mes kryetares së grupit parlamentar demokratRudina Hajdari dhe zëdhënësit të Presidencës, Tedi Blushi.

Pas postimit të Hajdarit në tëiter, ku thotë se presidenti Ilir Meta nuk e takon dot gruan e tij, Monik Kryemadhi si kryetare e LSI-së dhe në vend të saj është i detyruar të takojë Petrit  Vasilin, Blushi i është përgjigjur duke i kujtuar Hajdarit vetingun e nësnë së saj.

Kaq ka mjaftur për të sjellë një postim të dytë të Hajdarit, ku thotë se Blushin as nuk e njeh fare dhe është çështje e organeve të drejtësisë nëse e kalon e ëma e saj vetingun apo jo.

Mes të tjerash ajo ka bërë edhe një ironi duke i kujtuar Blushit dekretet e presidentit.

Të fundit