Sherri mes Desarës dhe ish-banores së Big Brother, pas ofendimeve moderatorja e denoncon në Polici

Para ca ditësh, në një intervistë të zhvilluar mes gazetares Desara Karaiskaj dhe moderatores Roza Latin në një nga lokalet e Tiranës, gruaja që pastronte ambientin u bë “mollë sherri” mes dy personazheve dhe ish-banores së Big Brother, Gerta Shino.

Në videon e intervistës, Roza dhe Desara kanë ironizuar pastruesen e lokalit, pasi sipas tyre ajo u doli para kamerave edhe pse po e shikonte se ato po regjistronin.

Ndërkohë menjëherë pas kësaj, kanë shpërthyer komentet në rrjetet sociale për veprimin e dy gazetareve ndaj punonjëses së lokalit.

Përveç reagimit të ndjekësve, ka qenë edhe ish-banorja e Big Brother 9, Gerta, ajo që është revoltuar nga ky gjest dhe nuk i ka kursyer as ofendimet për to, duke i konsideruar si k**va.

 

Pas fjalëve të Gertës ka reaguar edhe Desara e cila ka shkruar mos ndoshta ky gjest e preku shumë ish-banoren e Big Brother për shkak se edhe mamaja e saj mund të punojë pastruese, ndërkohë që ajo i’u përgjigj se mamaja e saj kishte 8 vite që kishte vdekur.

 

Pasi debati degradoi në fyerje personale, Desara duket se ka vendosur ta denoncojë Gertën për fjalët e saj.

Më poshtë reagimi i plotë i ish-banores së Big Brother, Gerta Shino:

“Unë jam një njeri qe kam të drejtë të jap koment. Ja thashë dhe Dasarës se më shkruajti, po më kërcënon, do të çoj në polici tha, e para mua ajo s’më bën dot asgjë se nuk jetoj në Shqipëri që të merret policia shqiptare me mua. Unë dhashë mendimin tim, më preku ajo që pashë dhe nuk kishte të bënte me profesionin e mamasë sime, gjyshes sime apo stërgjyshes sime. Unë jam thjesht një njeri me ndjenja dhe dua të shpreh mendimin tim. Mendimi im, Dasarës i dogji, unë atë as e njoh, as ajo s’më njeh mua. Mamaja ime nuk jeton më por unë s’do filloj të qaj live se më përket mua. Por në momentin që ajo cenon familjen time, s’më duket aspak normale dhe i thashë që këtu s’ka lidhje policia, po do ja tregoj unë sa shqiptare jam dhe çfarë do i bëj unë Dasarës, si zgjidhet muhabeti shqiptar me shqiptar. Ne jemi fajtorë që këtyre njerëzve i japim famë, i ndjekim, i bëjmë të kërkueshëm nga mediat që t’i marrin, t’i fusin në punë. “Real bitches” nuk do të thotë qe ajo ka pasur 100 milion dashnor, unë thashë këto i quaj kurva të vërteta sepse janë kurva në shpirt, kurva në mendje, kurva në gojë që vajtën e shanë një pastruese. Nuk më intereson edhe po të kenë 100 milion dashnor, njerëzit duan të kuptojnë atë që duan. Dasara do më denoncojë se thashë Real Bitches, ok të shohim ça do thotë policia, unë do iki në Shqipëri se nuk më plas fare dhe të shohim ça do më bëjë policia. Ajo tha unë kam familje, kam fëmijë. Ajo burrin e ka italian, s’di shqip, fëmija i saj është 2-3 vjeç, nuk di të lexojë, si u lëndua familja e saj? Cila familje lëndohet e asaj apo e imja? Nëse mamaja ime do ishte pastruese do e kisha për nder, por për faktin që ajo ka vdekur duhet ta respektonte. Ajo të më shante mua por jo mamanë time. Do ta ndëshkoj unë atë”, është shprehur Gerta në një video në rrjetet sociale.