Flash News

KRYESORE

Shfaqet merimanga vdekjeprurëse, mbyllen shtatë shkolla në Londër

Shfaqet merimanga vdekjeprurëse, mbyllen shtatë shkolla në

Gjashtë shkolla janë mbyllur deri më tani në Londër për shkak të përhapjes të një merimange vdekjeprurëse në ambientet e tyre.

Katër shkolla fillore dhe dy të mesme janë mbyllur tanimë pas gjetjes së merimangë në Newham. Një tjetër shkollë e mesme, Eastlea Community School, do të mbyllet nesër, për këtë arsye.

Thumbimi nga merimanga në madhësinë e një monedhe të vogël, mund të shkaktojë simptoma të ngjashme me gripin, ënjtje dhe infeksion, nëse nuk trajtohet dhe në raste të rralla mund të sjellë vdekjen. Ekipet e kontrollit po luftojnë insektin përpara se të lëshojë vezët.

Disa shkolla do të mbyllen deri më 29 tetor.

Pak ditë më parë, "Guardian" shkruante se në fakt, merimanga ka jetuar prej dhjetëra vitesh mes britanikëve, nëpër shtëpi e shkolla, pa dyshim që edhe nëpër spitale.

Të fundit