
Flash News
Aksioni në Theth, banori mes lotësh: Kam ndërtuar në tokën time me shpenzimet e jetës, shteti të mos i prishë
Drejtorët në shënjestër! Pas Fierit dhe Durrësit, Rama mbërrin në Elbasan
Emri/ Identifikohet 23-vjeçari që u gjet i pajetë pranë liqenit të Shkopetit
Aksioni i IKM-së në Theth, banorët dalin në protestë
U denoncua i zhdukur nga i ati, 23-vjeçari gjendet i pajetë pranë liqenit të Shkopetit
"Shkaktar i incidentit në procesin e emërimeve ishte Dvorani", Blushi liston konkluzionet e “Venecias”: Keqardhje për kolegen e DW-së

Zëdhënësi i Presidentit Meta, Tedi Blushi, ka reaguar pas një artikulli të publikuar në Deutche Welle referuar funksionimit të Gjykatës Kushtetuese në Shqipëri.
Duke sjellë edhe njëherë në vëmendje konkluzionet dhe analizën e Komisionit të Venecias përsa i përket emërimeve në Drejtësi, Blushi sqaron se konstatimet e gazetares Ani Ruci nuk gjejnë vend në procesin e emërimeve të Gjykatës Kushtetuese dhe thekson edhe njëherë se shkaktar i incidentit në këtë proces ishte Dvorani.
Duke shprehur “keqardhjen” pse këto konkluzione nuk janë përfshirë në shkrimin e gazetares së DW, Blushi “ripërsërit qëndrimin e Presidentit se funksionimi i Gjykatës Kushtetuese është me rëndësi jetike për kthimin e demokracisë dhe sundimit të ligjit në Shqipëri, ashtu sikundër është edhe zbatimi kushtetues i reformës në drejtësi”.
Një koment zëdhënësi i Presidentit ka dhënë edhe për çështjen e shumë komentuar të 15 kushteve të vendosura nga BE për integrimin e Shqipërisë brenda organizatës.
“Sa i përket çështjes së 15 kushteve të Bashkimit Europian, dëshiroj të theksoj se ka qenë pikërisht Presidenti Meta, që edhe në këtë rast, ka kërkuar bashkëpunim gjithëpërfshirës, dhe në mungesë të këtij bashkëpunimi ka paralajmëruar me shqetësim shtimin e kushteve, duke këmbëngulur se nga Shqipëria pritet përparim konkret dhe i vërtetë.
Si gazetare e “DW”, ju keni zbuluar vetë qëndrimin e qartë që edhe Gjermania, vendi që do të marrë së afërmi Presidencën e Bashkimit Europian, ka mbajtur në raport me pritshmëritë e këtij procesi, me rëndësi strategjike për Shqipërinë”, ka thënë ndër të tjera Blushi.
Reagimi i plotë i Blushit:
NJË SQARIM DASHAMIRËS DHE I DOMOSDOSHËM PËR KOLEGEN, ANI RUCI
Shpreh keqardhjen që në shkrimin “Tiranë: Funksionimi i Gjykatës Kushtetutese në rend të ditës” me autore kolegen e respektuar Ani Ruci për DË, datë 23 qershor 2020, nuk gjejnë vend konstatimet e qarta dhe rekomandimet specifike që Komisioni i Venecias ka bërë mbi procesin e emërimeve të Gjykatës Kushtetuese.
Duke ripërsëritur qëndrimin e palëkundur të Presidentit të Republikës SH.T.Z Ilir Meta se funksionimi i Gjykatës Kushtetuese është me rëndësi jetike për kthimin e demokracisë dhe sundimit të ligjit në Shqipëri, ashtu sikundër është edhe zbatimi kushtetues i reformës në drejtësi, besoj se është e domosdoshme që opinioni publik të njihet me analizën dhe konkluzionet e Komisionit të Venecias në mënyrë të drejtëpërdrejtë, jashtë çdo interpretimi politik.
Konkretisht, Komisioni i Venecias ka theksuar se:
- Roli i Këshillit të Emërimeve në Drejtësi (KED) ishte vendimtar në procesin e emërimeve të Gjykatës Kushtetuese.
- Shkaktar i incidentit procedurial në procesin e emërimeve të gjyqtarëve kushtetues ishte Kryetari i KED.
III. Transparenca është thelbësore jo vetëm për besueshmërinë e procesit të emërimeve por edhe për vetë Gjykatën Kushtetuese. KED minoi transparencën e procesit përmes vendimeve antikushtetuese.
- Veprimet e Presidentit ruajtën kushtetutshmërinë e të gjithë procesit të emërimeve. Emërimi i mëvonshëm i kandidatit të dytë të Presidentit është i justifikueshëm, pasi qëllimi i mekanizmit zhbllokues nuk ishte i zbatueshëm, për sa kohë nuk kishte as mosveprim dhe as vullnet dashakeq nga ana e Presidentit. Refuzimi i Presidentit për të pranuar betimin e kandidates që pretendonte emërimin automatik ishte i arsyeshëm.
- Ligji i miratuar në Parlament për ndryshimin e procedurës së betimit përpara Presidentit të Republikës është antikushtetues. Betimi përpara Presidentit shënon jo vetëm nisjen e detyrës së gjyqtarit por edhe konfirmon legjitimitetin e këtij mandati kushtetutes. Ndryshimi i kësaj procedure mund të bëhet vetëm përmes ndryshimit të Kushtetutës me një dispozitë të formuluar qartë dhe vetëm për rastet e qarta të abuzimit. Në rastin aktual Komisioni i Venecias nuk konstaton në asnjë moment abuzim me detyrën.
- Ripërtëritja e Gjykatës Kushtetuese është me rëndësi jetike për Shqipërinë veçanërisht për kushtetutshmërinë e çështjeve që lidhen me interesin publik. Dialogu dhe bashkëpunimi ndërinstitucional janë thelbësore për një konsensus të gjerë. Respektimi i mandatit dhe kompetencave të institucioneve shtetërore është kyç.
Të gjitha këto janë pikë për pikë konkluzione të Komisionit të Venecias mbi procesin e emërimeve në Gjykatën Kushtetuese të cituara si më poshtë, dhe nuk janë as komente të Presidentit dhe as të ndonjë komentuesi dashamirës.
Sa i përket shqetësimit në lidhje me shkarkimin e Presidentit të Republikës, sjell gjithashtu në vëmendje se mazhoranca aktuale ka kërkuar dy herë mendimin e Komisionit të Venecias për këtë çështje, me pretendimin e shkeljes së rëndë të Kushtetutës. Në të dyja herët Komisioni i Venecias është shprehur qartë se pretendimet e Kuvendit nuk kanë bazë për të çuar në shkarkimin e Presidentit. Madje Komisioni ka paralajmëruar mazhorancën që në rast se i shkon deri në fund këtij qëllimi politik do të duhet të vendosë “nëse në fund të fundit kjo do t’i shërbente apo do t’a asgjesonte qëllimin e kontrollit dhe balancës në një situatë kur Parlamenti dhe të gjitha bashkitë dominohen nga një parti. ”
Sa i përket çështjes së 15 kushteve të Bashkimit Europian, dëshiroj të theksoj se ka qenë pikërisht Presidenti Meta, që edhe në këtë rast, ka kërkuar bashkëpunim gjithëpërfshirës, dhe në mungesë të këtij bashkëpunimi ka paralajmëruar me shqetësim shtimin e kushteve, duke këmbëngulur se nga Shqipëria pritet përparim konkret dhe i vërtetë.
Si gazetare e “DË”, ju keni zbuluar vetë qëndrimin e qartë që edhe Gjermania, vendi që do të marrë së afërmi Presidencën e Bashkimit Europian, ka mbajtur në raport me pritshmëritë e këtij procesi, me rëndësi strategjike për Shqipërinë.
Presidenti i Republikës Sh.T.Z Ilir Meta qëndron përherë i gatshëm t’ju sqarojë drejtpërdrejt çdo çështje, e veçanërisht faktet që përbëjnë interes të veçantë publik.
Të fundit


Hoxha: Do kemi një parlament që do ja kalojë çdo programi humoristik!
9 Korrik 2025, 10:10

Drejtorët në shënjestër! Pas Fierit dhe Durrësit, Rama mbërrin në Elbasan
9 Korrik 2025, 09:53
Emri/ Identifikohet 23-vjeçari që u gjet i pajetë pranë liqenit të Shkopetit
9 Korrik 2025, 09:42
Aksioni i IKM-së në Theth, banorët dalin në protestë
9 Korrik 2025, 09:34
Arsyet pse BE-ja nuk ka vendosur sanksione të reja kundër Rusisë
9 Korrik 2025, 09:18
DW: Mashtrimet online rrisin trafikimin e qenieve njerëzore
9 Korrik 2025, 09:01
“Nuk pi ujë diploma”, rritet papunësia tek të rinjtë me arsim të lartë më 2025
9 Korrik 2025, 08:56


Horoskopi, çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot
9 Korrik 2025, 08:25
Diell dhe reshje shiu, e mërkura me mot të paqëndrueshëm
9 Korrik 2025, 08:06
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Korrik 2025, 07:52

Tabaku: Salianji mbajti një kosto politike që nuk e ka mbajtur askush në Shqipëri
8 Korrik 2025, 22:36


Sekretet për të shijuar verën si një ‘profesionist’
8 Korrik 2025, 21:45


Kriza e mbetjeve në Shqipëri: Tym toksik dhe probleme të thella qeverisjeje
8 Korrik 2025, 21:13
Ndotje alarmante në Fushë-Arrëz, mbetjet e fabrikës së bakrit 'skuqin' lumin Fan
8 Korrik 2025, 21:07

Sondazh/ Si e vlerësoni ndërhyrjen e kryeministrit në pushtetin vendor?
8 Korrik 2025, 20:40
28 të arrestuar në Itali e Spanjë për trafik droge, mes tyre një shqiptar
8 Korrik 2025, 20:24
Banorët përplasen me policinë në Theth: Jemi në tokën tonë
8 Korrik 2025, 20:11
Vdekja e 27-vjeçarit në Lipjan, Osmani: Të hetohet në mënyrë të pavarur!
8 Korrik 2025, 20:06
Trump premton se SHBA-të do të dërgojnë më shumë armë në Ukrainë
8 Korrik 2025, 19:54

BE shënjestron shëndetësinë, arsimin, policinë dhe kadastrat si zona korrupsioni
8 Korrik 2025, 19:23
Rama akuzon qeverinë për bllokim të buxhetit: Janë prekur të gjitha shërbimet jetike
8 Korrik 2025, 19:10

Rihapet çështja e vrasjes së mësueses italiane, e dyshuar një 47-vjeçare shqiptare
8 Korrik 2025, 18:40

Salianji pas rikthimit: Nuk kam bërë opozitë për funksione, por për vokacion
8 Korrik 2025, 18:23
A do kandidojë në zgjedhjet e 2029? Ja si përgjigjet Salianji
8 Korrik 2025, 18:16
Hyri në ujë për të shpëtuar dy turistë, mbytet kapiteni i anijes në Shkodër
8 Korrik 2025, 18:05
Salianji nga selia e PD: Çova para drejtësisë një trafikant droge
8 Korrik 2025, 18:03
Pas Fierit, Rama “zbarkon” në Durrës, priten shkarkime (video)
8 Korrik 2025, 17:53
VIDEO/ Ervin Salianji mbërrin në selinë blu, pritet nga mbështetësit
8 Korrik 2025, 17:45

BE-ja miraton hapat përfundimtarë për anëtarësimin e Bullgarisë në Eurozonë
8 Korrik 2025, 17:43

Zhupa pas lirimit të Salianjit: Frymëzim për çdo opozitar
8 Korrik 2025, 17:19
Ndahet nga jeta aktori David Killick
8 Korrik 2025, 17:09
Rama nuk i kursen as drejtorët e bashkisë së Fierit, kërkon shkarkimin e tyre
8 Korrik 2025, 17:01


I kërcënoi me shkarkime, Rama mbërrin në bashkinë e Fierit
8 Korrik 2025, 16:39
Temperaturat ekstreme, mbyllet përkohësisht Akropoli në Greqi
8 Korrik 2025, 16:30

Zbulohet parcela me kan*bis në Mazhë të Krujës
8 Korrik 2025, 16:13

Republika Sërpska ndan 22 milionë euro shtesë për lobim në SHBA
8 Korrik 2025, 15:52

Erëzat që ju mbrojnë nga mushkonjat!
8 Korrik 2025, 15:30

Aksident në aksin Vlorë-Qeparo, një i plagosur
8 Korrik 2025, 15:11
Berati, 17 vjet pjesë e trashëgimisë botërore të UNESCO-s
8 Korrik 2025, 15:03


Shtrenjtohet jetesa, inflacioni rritet në 2.4% në qershor, nga ushqimet
8 Korrik 2025, 14:29
VIDEO/ Shembet çatia e restorantit në Itali, një viktimë dhe dhjetë të plagosur
8 Korrik 2025, 14:18
Kërkoi lirimin nga qelia, Gjykata e Lartë lë në burg Veliajn
8 Korrik 2025, 14:07

Akropoli mbyllet përkohësisht për shkak të të nxehtit
8 Korrik 2025, 13:31

Ohri në "listën e zezë" të UNESCO-s, Zhupa: Shuplakë për qeverinë shqiptare dhe AADF
8 Korrik 2025, 13:12

Lirimi i Salianjit/ Berisha: U dënua politikisht nga Rama dhe Xhafa!
8 Korrik 2025, 13:00

Plagosje me thikë në bulevardin e Peshkopisë
8 Korrik 2025, 12:44
Salianji reagon për herë të parë pas lirimit: Do jem në konferencë në orën 17:00
8 Korrik 2025, 12:36
Shtyhet seanca gjyqësore për "Plumbin e Artë", dy avokatë tërhiqen nga procesi
8 Korrik 2025, 12:21
Gjykata e Fierit vendos lirimin me kusht të Ervin Salianjit
8 Korrik 2025, 12:15
Shtrenjtohet jetesa, inflacioni rritet në 2.4% në qershor nga ushqimet
8 Korrik 2025, 12:00


Kërkon lirimin me kusht, Ervin Salianji mbërrin në Gjykatën e Fierit
8 Korrik 2025, 11:16
Nis sot faza e parë e aplikimit në universitete
8 Korrik 2025, 11:10
Zjarr në Lurë, flakët rrezikojnë Parkun Kombëtar
8 Korrik 2025, 10:53
Trump paralajmëron tarifa për Serbinë dhe Bosnje-Hercegovinën
8 Korrik 2025, 10:37
Gjeli i Thethit dhe gjeli i plehut
8 Korrik 2025, 10:24

Zjarri në Dukat rrezikon Parkun Kombëtar të Llogarasë
8 Korrik 2025, 10:01
Në kërkim ndërkombëtar për drogë, kapet në Durrës 36-vjeçari (EMRI)
8 Korrik 2025, 09:50
Thethi, turistët “kritikojë” tendencën moderne
8 Korrik 2025, 09:39
Zjarri në malin e Dukatit ende aktiv, rrezikohet parku kombëtar i Llogarasë
8 Korrik 2025, 09:28
Shqyrtohet sot në Gjykatën e Lartë rekursi i Veliajt
8 Korrik 2025, 09:16
“Shenjë e keqe për demokracinë”/ Kuvendi neglizhon raportimin e institucioneve
8 Korrik 2025, 09:04
Sot seanca në Gjykatën e Fierit, Salianji kërkon lirimin me kusht
8 Korrik 2025, 08:56


Horosokopi, çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot
8 Korrik 2025, 08:16
Parashikimi i motit/ Si do variojnë temperaturat përgjatë ditës
8 Korrik 2025, 08:02
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
8 Korrik 2025, 07:48

Hetimi për 16 ton kanabis: Si u zbeh dosja që mund të ishte “trofe karriere”
7 Korrik 2025, 22:44