Flash News

KRYESORE

Shkarkohet drejtori i Policisë së Vlorës, në krye oficeri i ‘IMSI CATCHER’

Shkarkohet drejtori i Policisë së Vlorës, në krye oficeri i

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu ka firmosur shkarkimin nga detyra të Gentjan Shehajt, drejtor i Policisë së Vlorës, raporton 'News 24'. Shehaj ishte emëruar në këtë detyrë në prill të vitit 2017-të.

Është Artion Duka që do të marrë drejtimin e uniformave blu në qytetin bregdetar, ndërkohë që deri më tani ka drejtuar Policinë e Beratit.

Në vitin 2016-të, Duka ishte pjesë e grupit të oficerëve të policisë të cilët akuzoheshin për përdorimin e pajisjes së përgjimit ‘IMSI CATCHER’.

Në qershor të atij viti, ndaj Artion Dukës u caktua nga Gjykata e Tiranës  masa e sigurisë “Arrest në shtëpi” me mbikëqyrje elektronike, së bashku me Entiol Xhelilaj. Duka ishte Drejtor i Forcave Operacionale (F.O), ndërsa Xhelilaj specialist pranë kësaj drejtorie.

Për të njëjtën ngjarje, Gjykata e Tiranës vendosi masën ndaluese “Pezullim nga detyra” për Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë, Haki Çako, për konsumimin e veprës penale “Shpërdorim i detyrës”.

Të fundit