Flash News

KRYESORE

Shkatërrohet në Itali banda e trafikantëve të drogës, mes tyre kushëriri i Saimir Tahirit

Shkatërrohet në Itali banda e trafikantëve të drogës,

Mëngjesin e ditës së sotme, në Katania të Italisë policia finalizoi operacionin e madh të antidrogës, duke shkatërruar bandën kriminale që drejtohej nga italianë dhe shqiptarë.

Organizata kriminale kishte transportuar kohën e fundit rreth 3.5 ton marijuanë përmes Shqipërisë. Në pranga e policisë kanë rënë 7 persona, 4 shqiptarë dhe 3 italiane.

Por nga emrat e bërë publike nga policia italiane, të bie në sy arrestimi i Moisi Habilaj, i cili sipas PD-së është kushëriri i ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahirit.

Po ashtu, në pranga janë vënë edhe Antonio Riela, Vincenzo Spampinato, Gianluca Passavanti, Angelo Busacca dhe shqiptarët, Maridian Sulaj dhe Fatmir Minaj.

Gjatë operacionit policor të koduar ‘Rosa dei venti’, u konfiskuan 20,000 euro para kesh. Por nga ana tjetër, ky grup kriminal nuk trafikonte vetëm marijuanë nga Shqipëria, por edhe kallashnikovë të cilët arrinte t’i shiste në tregun e zi italian.

 

Të fundit