Flash News

KRYESORE

Shkelën arrestin e shtëpisë dhe u konfliktuan, në pranga dy të rinj në Pogradec

Shkelën arrestin e shtëpisë dhe u konfliktuan, në pranga dy

Policia e Pogradecit ka arrestuar dy persona dhe ka shpallur në kërkim një tjetër, pas një sherri të ndodhur në zonën e Tushemishtit.Shkelën arrestin e shtëpisë dhe u konfliktuan, në pranga dy të rinj në Pogradec

Policia e Pogradecit ka arrestuar dy persona dhe ka shpallur në kërkim një tjetër, pas një sherri të ndodhur në zonën e Tushemishtit.

Në pranga kanë rënë dy të rinj, 26-vjeçari J. P dhe 15-vjeçari A. P, ndërsa është shpallur në kërkim kushëriri i këtij të fundit 38-vjeçari A. P.

Sipas uniformave blu, 26-vjeçari dhe 38-vjeçari kanë thyer masën e sigurisë dhe janë konfliktuar me njëri-tjetrin, ndërsa i mituri ka tentuar të arratiset nga shtëpia e kushëririt me armë zjarri, municione dhe kokainë.

Gjatë kontrollit të banesës të 38-vjeçarit në fshatin Tushemisht, Policia ka kapur në flagrancë kushëririn e tij të mitur A.P., i cili ishte urdhëruar nga shtetasi i shpallur në kërkim, për t’i larguar nga banesa një armë zjarri tip pistoletë me municion dhe një sasi prej 47 gr. lëndë të dyshuar narkotike kokainë, të cilat iu sekuestruan në cilësinë e provës material”, njofton policia.

Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Pogradec për veprat penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve"; "Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve dhe i municionit"; "Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit" dhe "Kanosja".

Të fundit