Flash News

KRYESORE

Shkodër/I zuri rrufeja teksa po punonin tokën, humb jetën një person dhe plagosen dy të tjerë

Shkodër/I zuri rrufeja teksa po punonin tokën, humb jetën

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në një zonë të Shkodrës, ku si pasojë e goditjes së rrufesë ka humbur jetën një person dhe janë plagosur edhe dy të tjerë.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Suka, ndërkohë që tre familjarët kanë qenë duke punuar tokën.

Dy të plagosurit janë dërguar në Spitalin Rajonal të Shkodrës për të marrë ndihmën mjekësore, por ende nuk dihet gjendja e tyre shëndetësore.

Të fundit